Xavi i thotë “jo” Barcelonës, por e ardhmja e Valverdes mbetet në dyshim

Ernesto Valverde do të qëndrojë në krye të pankinës së Barcelonës, por e ardhmja e tij mbetet ende në dyshim. E sigurt ndërkohë është që për momentin Xavi nuk do të marrë drejtimin e skuadrës blaugrana.

Ish-kampioni katalanas që tani është në krye të Al Sadd, ka preferuar të rrëzojë propozimin e klubit spanjoll. Ai do të përfundojë sezonin në Katar dhe më pas do të bëjë vlerësimet e tij në verën e ardhshme.

Gazeta Katalanase “Mundo Deportivo” shkruan se në takimin e zhvilluar këtë mëngjes mes Xavi-t me emisarët e Barcelonës Oscar Grau dhe Eric Abidal, të dyja palët ranë dakord për një marrëveshje të mundshme në verë, duke mos bërë asnjë rotacion për momentin. Gjithsesi e ardhmja e Valverdes mbetet ende në dyshim dhe mund të largohet në rast të rezultateve të dobëta. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP