Xavi “kërcënon” Realin para finales së Superkupës: Harrojeni topin përballë nesh
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli pas ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Osasunas, sfidë që u fitua nga katalanasit me rezultatin 2-0. Strategu 43-vjeçar e pranon se finalja e së dielës ndaj Realit të Madridit do të jetë shumë e vështirë.
“Duhet të japim më të mirën tonë. Reali është një skuadër më e fortë se vjet, por ne duhet të imponojmë lojën tonë. Të kontrollojmë topin dhe të dominojmë takimin”, u shpreh tekniku Terrasian.
Në prag të kësaj super sfide, Xavi nuk komentoi shumë mbi ata që do të luajnë në formacion, por zgjodhi të fliste vetëm për gjendjen e kundërshtarit.
“Rivali ynë ka ndryshuar sistemin e lojës, tani ata luajnë pa një numër nëntë. Bellingham është shumë i rrezikshëm, pasi luan në disa pozicione. Ndaj tyre duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, të kontrollojmë ndeshjen”, deklaroi trajneri i katalanasve.