Xavi misterioz për aktivizimin e Lewandowskit: Shanset ndaj Realit janë 50 me 50!
Në prag të El Clasicos së nesërme ka folur trajneri i Barcelonës, Xavi i cili është treguar hermetik nëse do të zbresë nga minuta e parë në fushë ylli i sulmit, Lewandowski.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, të gjithë duan të luajnë, të gjithë duan të testojnë veten. Jemi shumë entuziastë. U befasova kur pashë lojtarë që stërviteshin, të cilët pothuajse nuk kishin asnjë shpresë për të luajtur. Të gjithë duan të jenë atje, ndjesitë janë shumë të mira. Nesër do të vendim në stërvitjen e fundit.
Lewandowski? Ka zhvilluar stërvitje, por nuk po them asgjë këtu. Nuk jap të dhëna.
Çfarë mendoni për Gil Manzano (gjyqtari)? Kompjuteri ka zgjedhur një gjyqtar. Sa më pak të thuhet për të, aq më mirë.
Real Madrid? Kanë ndryshuar sistemin me ardhjen e Bellingham. Ne duhet të monitorojmë daljet në hapësirat e Rodrygo dhe Vinicius. Virtytet e tij duhet të reduktohen në minimum. Nuk mund të parashikosh kurrë asgjë për këtë duel. Është 50 me 50, sa i përket shanseve për të fituar”, deklaroi Xavi. /R.Lika-Koha Jonë/