Xavi: Ndaj Sevillas humbëm dy pikë, po i afrohemi Barcelonës që dua!
Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim në transfertë kundër Sevillas. Trajneri Xavi pas ndeshjes është shfaqur i zhgënjyer, pasi mendon se e meritonin të fitonin.
“Mendoj se kemi humbur 2 pikë, sepse ne e merituam më shumë. Ne duhej të fitonim, i kishim mundësitë. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me personalitet, me qarkullim topi dhe presion kur e humbnim. Jemi përmirësuar në shumë aspekte, por nuk qe e mundur të fitonim. Luftuam fort dhe jam krenar për ekipin. Mendoj se e meritonim të fitonim.
Ndonjëherë duhet të kemi më shumë durim dhe pjekuri për ta kuptuar më mirë lojën. Do të më lërë pa gjumë ky barazim, sepse meritonim tri pikët. Gjithsesi, ne jemi në rrugën e duhur dhe kjo skuadër po i afrohet më shumë Barcelonës që unë dua”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

