Xavi nuk merr me vete në turneun e verës 5 futbollistë, janë drejt largimit
Xavi ka vendosur për listën e futbollistëve që nuk do të jenë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Oscar Mingueza, Samuel Umtiti dhe Riqui Puig.
Lajmi raportohet nga Mundo Deportivo që shton se strategu i njohur nuk i ka në planet e tij. Në fillim të korrikut, me skuadrën nuk do të jetë as Martin Braithwaite, por ai do të marrë disa ditë më shumë pushim për shkak të impenjimit në Ligën e Kombeve.
Ai do të bashkohet me ekipin më 11 korrik. Gjithashtu nuk do të jetë me ekipin as Clément Lenglet, pasi ky i fundit me shumë mundësi do të nisë një aventurë të re te skuadra e Tottenhamit. Nuk dihet as fati i Ousmane Dembele, i cili ka mbetur pa kontratë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

