Xavi parashikon të ardhmen e Messit: Leo nuk ka qenë i lumtur!
Dy muaj para se të skadojë marrëdhënia kontraktuale midis Leo Messi dhe Barcelonës, tifozët katalanas janë ende në pritje të vendimit që argjentinasi do të marrë për të ardhmen e tij.
Nëse ka një futbollist që i njeh ndjenjat e Leo Messit, ai është Xavi Hernández, me të cilin ndau një dhomë zhveshje për 11 sezone.
Trajneri aktual i Al Sadd në Katar ka analizuar situatën e argjentinasit në një dokumentar që po përgatitet për numrin “10”.
“Që Leo nuk është ndjerë i lumtur në atë që unë e konsideroj klubin e jetës më trishton. Është dashur të bëhet shumë keq situata, në mënyrë që ai të mos ndihet i lumtur. Ne duhet të sigurohemi që Leo të jetë i lumtur, sepse me atë të kënaqur kemi më shumë shanse për të fituar tituj.
Shumë herë më ka dhënë përshtypjen se Leo nuk ka qenë i lumtur në fushë, se ka qenë i trishtuar. Më vjen keq si katalanas që nuk kemi përfituar sa duhet prej tij në vitet e fundit. Historia dhe ne nuk kemi përfituar sa duhet”, deklaroi Xavi.