Xavi pas eliminimit: Bayerni na nënshtroi, tani fillon një erë e re!

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes komentoi eliminimin që në fazën e grupeve në Champions League, që ndodh për herë të parë që nga sezoni 2000/2001. Strategu spanjoll theksoi se kjo shërben si pikë kthese.

“Na nënshtruan, duam gjithmonë që të dominojmë dhe të nënshtrojmë rivalin, por në këtë ndeshje ndodhi e kundërta. Duhet të marrim më shumë nga vetja jonë, jemi Barcelona.

Kjo humbje duhet të shërbejë si një pikë kthese, sepse shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Ky është Championsi, kjo është situata jonë dhe duhet ta përballojmë me dinjitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot fillon një erë e re dhe duhet të rinisim nga pika zero. Duhet të punojmë shumë. Nuk më pëlqen fjala dështim, sepse ne u përpoqëm. Realiteti ynë tashmë quhet Europa league dhe duhet ta fitojmë këtë turne. Objektivi i Barcelonës është që të fitojë çdo ndeshje”, tha Xavi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?