Xavi piketon mbrojtësin e Napolit për në verë, gati 40 milionë euro

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi cilësor në verë, i cili mund të zgjidhë problemet e prapavijës. Kalidou Koulibaly është një nga dëshirat e mëdha të trajnerit Xavi, i cili kërkon të formojë një skuadër kompetitive në sezonin e ardhshme.

Strategu i ri e konsideron Koulibaly si “kolonën” e prapavijës, pasi në fundin e këtij sezoni Barcelona mund të largojë Umtiti dhe Pique. Mbrojtësi i Napolit ndërkohë ka kontratë deri në vitin 2023, por presidenti De Laurenttis nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë senegalezin pas 40 milionë euro.

Koulibaly ndërkohë është gati për këtë lëvizje, që mund të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e tij. Si një nga më të mirët në Seria A, ai dëshiron që të lërë gjurmë dhe në Europë me skuadra më kompetitive. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?