Xavi takon drejtuesit, kërkon sulmuesin e Juves që në janar

Trajneri i Barcelonës, Xavi mësohet se ka pasur një takim me drejtuesit e klubit së fundi, të cilëve u ka kërkuar një sforco për të sjellë në “Camp Nou” sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit në Itali.

Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga Xavi, që e di mirë se mund ta përdorë qoftë si pykë, qoftë në krah, në rast nevoje, ndaj tani topi kalon në këmbët e drejtuesve të Barcelonës.

Aktualisht numrat në sulmin e Barcelonës janë të reduktuar, pasi kanë mbetur vetëm emra si Depay, Braithëaite, Ferran Torres dhe Luuk De Jong, ndaj Morata do të bënte më komod Xavin në pankinë. Megjithatë misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi trajneri Allegri këmbëngul në qëndrimin e Moratës deri në fund të sezonit në Torino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?