Xavi: Turp që s’morëm diçka, tani të luftojmë si bisha në Mynih!

Xavi Hernandez mbeti shumë i zhgënjyer nga humbja e Barcelonës në “Camp Nou” ndaj Betisit, e cila është e parë e tij në krye të katalanasve. Sipas tij goli erdhi pas një gabimi.

“Ne meritonim më shumë, është turp që nuk morën diçka nga kjo ndeshje. Jam shumë i inatosur me golin që pësuam, sepse kishim punuar shumë për të shmangur gabime të tilla. Nuk e meritonim humbjen. Jam krenar për skuadrën, tani duhet të ndryshojmë çipin.

U kam thënë lojtarëve se jam krenar. Tani duhet të luftojnë si bisha për të fituar në Mynih. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë për të fituar. Gjithçka varet nga këmbët tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dembele? Gjeneron entuziazëm, sepse është një lojtar i madh. Është pikë referimi, Dembélé që duam”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?