Xhaka dhe Shaqiri sfidojnë sonte Serbinë, por pa “shqiponjë”
Mbrëmjen e sotme do të luhet super dueli mes Zvicrës dhe Serbisë që do të përcaktojë shumë për ekipin e fundit që do të avancojë mes 16 më të mirave në Kupën e Botës. Një ndeshje që katër vite më parë shkoi përtej një ndeshjeje futbolli.
Zvicra e vendit të dytë me tre pikë, kërkon fitoren për të siguruar kualifikimin, por përballë ka një Serbi që më emra është ndjeshëm favorite. Serbia është gjithashtu ende në lojë matematikisht pavarësisht se pozicionohet në vendin e fundit në grupin G.
22 qershor 2018 – Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin protagonist absolut. Në të 52-ën Xhaka lëshon një predhë me të majtën nga jashtë zone, nga pozicion diagonal, ndërsa në të 90-ën, Xherdan Shaqiri pas një kundërsulmit të shpejt do të shënonte përballë portierit.
Të dy futbollistët do të shënonin me shqiponjë duke tërbuar serbët. Por historia donte që gjithçka të përsëritej sërish: Kalojnë 4 vite dhe sërish në të njëjtin grup të Botërorit Shaqiri dhe Xhaka rigjejnë Serbinë, madje dhe Brazilin. E vetmja gjë që pritet të ndryshojë sonte është fakti, që nëse Xhaka dhe Shaqiri do të shënojnë, atëherë ata nuk do të festojnë më me shqiponjë, për shkak se federata helvete nuk e lejon më një gjë të tillë, ndërkohë që dhe Xhaka është shprehur disa ditë më parë se është penduar dhe s’do ta bëjnë sërish.
“Nuk ka asgjë në histori pas këtyre dy ndeshjeve. Ne jemi Zvicra, ata janë Serbia dhe kaq. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, ashtu si ata”, tha Xhaka.
Aktualisht Zvicra e shqiptarëve ka një avantazh jo të vogël, duke qenë se në stadiumin “974” do t’i mjaftonte dhe një barazim për të avancuar, pasi ka 3 pikë.
“Shaqiri dhe Xhaka e njohin këtë situatë. Mbi të gjitha, kanë përvojë më të madhe se para katër vitesh. Edhe atëherë, ata e patën përballur presionin dhe patën shënuar nga një gol”, ka thënë Xhemaili në një intervistë të dhënë së fundmi.
Formacionet e mundshme