Xhaka drejt Bundesligës, zbulohet destinacioni i radhës i mesfushorit shqiptar
Granit Xhaka ka vendosur që të largohet nga skuadra e Arsenalit pas mosmarrëveshjeve me tifozët. Mesfushori shqiptar me shumë mundësi do të transferohet në janar te skuadra e Hertha Berlin në Gjermani.
Trajneri Jurgen Klinsmann është në kërkim të një mesfushori, teksa futbollisti i kombëtares së Zvicrës shihet si ideali, për shkak se ka eksperiencë në Bundesligë.
“Sky” në Gjermani raporton se ekipi i vendit të 13-të në Gjermani është duke përgatitur një ofertë konkrete për të bindur Xhakën që të braktis Arsenalin. Emërimi i Artetës te topçinjtë mund të ndryshojë disi situatën e mesfushorit, i cili shpreson të rikuperojë marrëdhënien me tifozët. /R.Lika-Koha Jone/