Xhaka nuk largohet nga Londra

Merr një rrjedh tjetër aventura e Granit Xhakës në radhët e Arsenal. Mesfushori me origjinë shqiptare dukej shumë pranë largimit në janar, pas reagimit të tij me tifozët në ndeshjen e kampionatit ndaj Crystal Palace, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Ai shpërtheu ashpër ndaj tifozëve të cilët po e vërshëllenin atë gjatë momentit të transferimit.

Nga ky moment marrëdhënia e Xhakas me klubin dhe tifozët u kris së tepërmi. Mirëpo ka dritë në fund të tunelit për të. Në momentin ku largimi në afatin kalimtar të janarit dukej i pa evidentueshëm, është trajneri i sapoardhur i Arsenal Mikel Arteta që hedh dritë për të ardhmen e 27 vjeçarit.

Tekniku është shprehur për “The Telegraph”, se ka qenë prej kohësh admirues i mesfushorit dhe e ka kërkuar që ta stërviti që në kohën që ka qenë asistent i Pep Guardiolës në Mancester. Por duke shtuar se shpreson shumë që lojtari duhet të rregullojë marrëdhënien me tifozët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?