Xhaka pranë kalimit në Arabinë Saudite, do të sfidojë Ronaldon

Granit Xhaka është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, me një transferim surprizë drejt Lindjes së Mesme. Sipas raportimeve të besueshme nga “The Athletic”, mesfushori shqiptar është në bisedime të avancuara për t’u transferuar te Neom SC, një nga klubet më të rinj dhe më ambiciozë në Saudi Pro League.

32-vjeçari, i cili ka pasur një sezon fantastik me Bayer Leverkusen – duke fituar titullin e parë të Bundesligës në histori dhe duke luajtur në finalen e Ligës së Evropës – ka shprehur dëshirën për një largim nga kampionët gjermanë.

Neom SC, pjesë e projektit gjigant të qytetit futuristik që po ndërtohet në Arabinë Saudite, po ndërton një skuadër konkurruese dhe ka bërë disa lëvizje të bujshme këtë verë. Pas firmës së Alexandre Lacazette dhe emërimit të Christophe Galtier në stolin teknik, drejtuesit e klubit synojnë ta bëjnë Xhakën liderin e mesfushës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që ka habitur opinionin sportiv është fakti se Xhaka ka refuzuar një ofertë serioze nga Milan, duke lënë pas një mundësi për t’u rikthyer në një kampionat të madh evropian dhe për të qëndruar në garë për trofetë më prestigjiozë në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?