Xhaka shpërthen keq: Na duhen lojtarë me b*le për ndeshje të tilla!
Arsenali gaboi rëndë ditën e djeshme duke pësuar një humbje ndaj Newcastle. Kjo mund të sjellë më shumë mundësi dhe mos arritjen në zonën Champions, atje ku tashmë në vendin e katërt është Tottenhamin.
Pas asaj humbje të turpshme ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili nuk u përmbajt dhe shpërtheu kundër ekipit të tij, duke i kritikuar në maksimum.
“Performanca jonë nuk ishte e mjaftueshme për në Ligën e Kampionëve. Madje nuk ishte e mjaftueshme as për Ligën e Europës. Nëse nuk je gati për duele të tilla, mos hajde, më mirë qëndro në shtëpi. Ne na duhen lojtarë me b*le për të luajtur ndeshje të tilla”, ishin fjalët e mesfushorit 29-vjeçar.

KOHA JONË SONDAZH

