Xhaka: Sunderland-in e zgjodha prej projektit, mentaliteti këtu është i pabesueshëm!
Sunderland po kalon një moment magjik në startin e Premier League dhe pas fitores ndaj Nottingham Forest, kapiteni i ri i skuadrës, Granit Xhaka, ka folur për “Sky Sports UK” mbi arsyet e transferimit të tij në Angli dhe atmosferën brenda ekipit. Mesfushori shqiptar, i ardhur këtë verë nga Bayer Leverkusen, është bërë menjëherë lider i skuadrës:
“Para së gjithash, projekti. Më kanë dashur këtu për eksperiencën time, për lidershipin dhe për atë që mund t’i jap ekipit. Po përpiqem çdo ditë, çdo javë, t’i tregoj djemve sa profesionist duhet të jesh në këtë nivel. Ata e bëjnë jetën time më të lehtë.
Edhe në moshën time, ata vrapojnë, luftojnë, mentaliteti i kësaj skuadre është i jashtëzakonshëm. Ka ende shumë për të ardhur, por mbi të gjitha jam i lumtur që jam këtu, me këtë ekip dhe këtë klub.”
Sunderland, i udhëhequr nga Xhaka brenda fushës, duket i vendosur të vazhdojë momentin pozitiv në kampionat, duke u mbështetur tek energjia e të rinjve dhe përvoja e kapitenit të ri.
KOHA JONË SONDAZH

