Xhaka tradhton Arsenalin, gafa e tij i mohon fitoren ndaj Burnley-it (VIDEO)

Arsenali nuk di të bëjë dy fitore radhazi në Premier League. Skuadra e Artetës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Burnley-t, një ndeshje që u vendos nga një gabim i Xhakës.

Skuadra londineze në fakt e nisi mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me Aubameyang që bën gjithçka mirë në zonë dhe më pas arrin që të shënojë.

Gjithsesi në minutën e 39-të, Xhaka bën një gabim fatal brenda zonës. Në minutën e 39-të futbollisti me origjinë shqiptare në tentativë për të larguar topin ja dhuroi Chris Wood, i cili e pati të thjeshtë për ta devijuar në kuadrat. Fraksioni i dytë solli raste në të dyja portat, teksa Leno bëri heroin te Arsenali duke e shpëtuar nga një humbje e mundshme. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP