Xhaka turpëron Donarumën, Arsenali fiton edhe sfidën e kthimit ndaj Milanit (VIDEO)
Arsenali ka fituar me përmbysje 3-1 ndeshjen e kthimit në “Emirates Stadium” duke siguruar një biletë për në çerekfinale. Milani e nisi më mirë ndeshjen, madje shtoi dhe shpresat në minutën e 35-të. Hakan Çalhanoglu lëshoi një të djathtë të fuqishme duke e dërguar topin në rrjetë edhe pse goditi nga nje distancë e largët. Gëzimi i kuqezinjve do të zgjati vetëm 4 minuta, pasi Arsenali do të barazonte shumë shpjet.
Deni Uellbek kthehu në gol një penallti të fitua. Në pjesën e dytë topçinjtë realizuan dhe golin e avantazhit, teksa këtë herë duhej nje goditje nga distanca e Xhakës. Futbollisti me origjinë shqiptare ja bëri të vështirë pritjen Donarumës, i cili gaboi në kontrollin e topit duke pësuar dhe golin e dytë. 4 minuta nga fundi, Uellmbek shënoi dhe golin e tretë për Arsenalin.
KOHA JONË SONDAZH

