Xheko bën valixhet gati për në Londër, gjithçka e kryer për kalimin te Çelsi
Para ose pas ndeshjes me Sampdorian? Ky është dyshimi i vetëm për të ardhmen e Edin Xhekos. E sigurt është që sulmuesi boshnjak është tashmë lojtar i ekipit të Çelsit, teksa ka bërë gati dhe valixhet për të udhëtuar në Londër.
Bmberi i njohur është goditja e madhe e Bluve të Londrës në merkato e janarit, ndërkohë që së bashku me të do të transferohet edhe Emerson, me klubin londinez që do të derdhë në arkat e ekipit italian 60 milionë euro.
Vendimtare për të ardhmen e Xhekos ka qenë telefonata e Kontes, i cili i ka dhënë garanci për të luajtur. Boshnjaku do të firmos një kontratë deri në vitin 2021, me një pagë 6 milionë euro në sezon./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

