Yamal dhe Thuram përqafime në fushë dhe ngacmime në rrjetet sociale

Në përfundim të një dueli epik mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalet e Champions League, një moment i veçantë sportiv u pa mes Marcus Thuram dhe Lamine Yamal. Sulmuesi i Interit u afrua për të ngushëlluar yllin 17-vjeçar të katalanasve, i cili, i shkatërruar pas eliminimit, qëndronte me kokën ulur në fushën e “San Siros”.

Një gjest që përmbante gjithë frymën e respektit mes kampionëve, ose siç thonë në SHBA: “game recognizes game”,  kampionët e vërtetë njohin njëri-tjetrin.

Thuram, me një prekje të kokës dhe një përqafim, i dha një mesazh simbolik Yamalit: “Kokën lart, djalosh, e ardhmja është e jotja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse Barcelona ndalet një hap larg finales, me talentet si Yamal, Cubarsí, Pedri dhe të tjerë, ndjesia është se ky është vetëm fillimi i një cikli të ri për klubin katalanas. Megjithatë, pas këtij gjesti të bukur në fushë, Thuram nuk i rezistoi tundimit për një thumbim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një story në Instagram, që më pas e fshiu, ai publikoi një foto ku përqafohej me Yamalin në qendër të fushës. Në vetvete, një imazh i bukur – por përshkrimi e prishi gjithçka: “On a mission ehh!! 😂😂😂” – një referencë ironike ndaj deklaratës së Yamal pas ndeshjes së parë, ku tha se Barcelona ishte “në një mision” për të arritur finalen.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?