Yamal kundër Messit, zbulohet data e “Finalissima”-s mes Spanjës dhe Argjentinës

Kampionët e Europës dhe fituesit e Copa America do të përballen përpara Kupës së Botës. UEFA dhe CONMEBOL kanë zyrtarizuar datën dhe vendin e zhvillimit të “Finalissima”-s mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të luhet më 27 mars 2026 në stadiumin “Lusail” në Doha, Katar.

Vendimi për ta zhvilluar sfidën jashtë Europës dhe Amerikës së Jugut e bën këtë edicion të veçantë, me dy kombëtaret kampione të kontinenteve respektive që do të ndeshen në një nga arenat më prestigjioze të futbollit botëror.

Për Spanjën do të jetë hera e parë që lufton për Kupën e Kampionëve CONMEBOL–UEFA. Kjo garë është zhvilluar vetëm tri herë në histori: dy edicionet e para, në vitet 1985 dhe 1993, njiheshin si Kupa “Artemio Franchi” dhe u fituan respektivisht nga Franca dhe Argjentina. Në edicionin e fundit, në vitin 2022, Italia u mposht 3-0 nga Argjentina në Londër, ndërsa “Albiceleste” mban dy nga tre trofetë e fituar deri tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja e drejtuar nga talenti Lamine Yamal do të mbërrijë në këtë përballje si kampione e Europës në fuqi dhe njëkohësisht në krye të renditjes së FIFA-s. Në mënyrë interesante, menjëherë pas saj në renditje pozicionohet pikërisht Argjentina e trajnerit Lionel Scaloni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përballja e fundit mes dy kombëtareve daton në mars të vitit 2018, kur në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Madrid, Spanja fitoi bindshëm 6-1 ndaj Argjentinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?