Yamal nuk i ecën në dashuri, ndahet nga e dashura e dytë

Lamine Yamal, futbollist i bujshëm Barcelonës dhe Kombëtares Spanjolle po bën zhurmë jo vetën më fushën e blertë, por dhe jashtë saj. Pas ndarjes së bujshme nga Alex Padilla, të cilës iu publikua një video ku ndodhej e ulur në prehrin e një djali tjetër, Yamal gjeti ngushëllim menjëherë te një modele 10 vite më e madhe se ai.

Ata u kapën “mat” së bashku gjatë pushimeve të verës që sulmuesi po kalonte me miq të tij në një resort, teksa ky i fundit u fotografua teksa fërkonte modelen. Pas shumë kërkimeve, mediat arritën të zbulonin identitetin e saj, e cila ishte Jacqueline Ligero, një tjetër yll “TikTok”.

Por duket se romancat nuk janë gjëja kryesore në mendjen e Yamal, i cili mësohet se i ka dhënë fund lidhjes jo të gjatë me 27-vjeçaren. Të dy ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, gjë e cila ka konfirmuar ndarjen e tyre.

SHKARKO APP