Yaya Touré flet ashpër për Pep Guardiolën: “Kur e shoh, shoh një gjarpër”

Ish-mesfushori i njohur, Yaya Touré, ka shprehur fjalë të ashpra ndaj ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola, duke e cilësuar atë si “një gjarpër” sa herë që e sheh. Këto komente vijnë vite pas tërheqjes së Touré nga futbolli profesionist, teksa ai reflekton mbi marrëdhënien e tyre të tensionuar, e cila filloi te Barcelona dhe vazhdoi te Manchester City.

Në një intervistë të dhënë për kanalin në YouTube “Zack”, futbollisti nga Bregu i Fildishtë sulmoi hapur trajnerin spanjoll. Ai e fajësoi Guardiolën për fundin e karrierës së tij në Angli, duke theksuar se ishte ndjerë i poshtëruar. Touré pohoi se Guardiola i kishte premtuar rëndësi në ekip, duke i thënë “qëndro me ne, kam nevojë për ty”, por më pas e kishte lënë të “kalbej në stol”, duke shkelur kështu fjalën e dhënë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?