Yjet e Bayernit provojnë shenjën në një tabelë gjigante gjatë stërvitjes
Bayerni është rikthyer në stërvitje prej disa ditësh, teksa shpreson që të marrë shpejt lajme pozitive për rifillimin e kampionatit në fillim të muajit maj. Kampionët e Gjermanisë po stërviten me grupe të vogla, pas kufizime nga koronavirusi.
Futbollistët e ekipit gjerman ditën e sotme kanë provuar shenjën në një tabelë gjigant, teksa topi ngjitej në tabelë. Robert Leeandowski, Thomas Muller dhe Thiago ishin yjet që provuan goditje.
Bayerni shpreson që së shpejt të zbresë sërish në fushë, edhe pse duket e vështirë, pasi Kancelarja Merkel ka vendosur një tjetër urdhër për ndalimin e grumbullimeve deri në fund të gushtit. /R.Lika-Koha Jone/