Yjet e rinj në formë huazimi, Juventus gjen “formulën” për të siguruar të ardhmen
Forca e madhe e Juventusit në vitet e fundit ka qenë vazhdimësia, duke mos lënë pas rezultatet. Që kur Andrea Agnelli u president i bardhezinjve në vitin 2020, fatura e bardhezinjve është rritur nga 156 milionë euro në sezon në gjysmë miliardi (500 mln euro). Situata ekonomike e bardhezinjve ka ndryshuar nga vera e vitit 2018, kur mbërriti Cristiano Ronaldo nga Reali për 100 milionë euro (31 milionë euro), teksa Covidi së fundmi ka gjunjëzuar futbollin, duke i dobësuar klubet.
Merkato në kohën e pandemisë ka ndikuar që të reduktohen kostot. Juventus e mbylli bilancin e sezonit 2019-20, me 90 milionë euro humbje, por kjo nuk i ka penguar për të menduar për të ardhmen. Verën e fundit, bordi drejtues i klubit vendosi që të shtone buxhetin me 300 milionë euro. Në verë bardhezinjtë investuan 121 milionë euro, -37 milion euro humbje. Transferimi i fundit i Federico Chiesa-s ishte një tregues i rëndësishëm i vështirësive ekonomike, pasi u ble për 50 milionë, por shifra do të paguhet për 5 vite.
E njëjta situatë edhe me Moratën, i cili u ble në formë huazimi për dy vite me nga 10 milionë euro dhe 45 si çmim i fiksuar për blerjen në formë përfundimtare nga Atletico. Së fundmi bardhezinjtë kanë mbyllur transferimin e Nicola Rovella-s, për një shifër prej afro 10 milionë euro. Në fakt bardhezinjtë do të lejojnë kalimin e Manolo Portanova (7-8 mln euro) plus Elia Petrellit (3.4 mln euro), duke mbyllur edhe këtë lëvizje.
Sot ndërkohë pritet edhe zyrtarizimi i një tjetër amerikani, Bryan Reynold, mbrojtës i krahut të djathtë që vjen nga Dallas në formë huazimi, me të drejtën e blerjes për 7 milionë euro. “Zonja e Vjetër” do ta huazojnë te benevento deri në verë, pasi nuk kanë vend të lirë për ekstrakomunitarët. /Rozalb Lika-Koha Jone/