Yjet e United rikthehen në stërvitje, Greenwood mbetet jashtë i pezulluar

Mason Greenwood la qelinë një ditë më parë, por Manchester United ka mbajtur në fuqi vendimin e mëparshëm për ta pezulluar lojtarin që të stërvitet e të luajë me ekipin.

Greenwood qëndroi tre net në paraburgim, pasi e dashura e tij, Harriet Robson, e akuzoi për dhunë. Ajo postoi foto dhe audio, që çuan në arrestimin e futbollistit.

Ai u akuzua për dhunë, sulm seksual dhe për kërcënim me vdekje. Pavarësisht të gjithave, u vendos që Greenwood të lirohej me kusht dhe hetimet të vijojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?