Ylber Ramadani përfundon në orbitën e klubit të Seria A

Placeholder Image

Ylber Ramadani mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Mediat italiane raportojnë se së fundmi ka përfunduar në radarët e ekipit të Lecces, që është pjesë e Seria A.

Futbollisti i kombëtares shqiptare mbylli një sezon të shkëlqyer në kampionatin skocez, me skuadrën e Aberdeen, dhe tani është gati për një tjetër hap të madh në karrierë.

Palët kanë hyrë në bisedime, ndonëse detaje konkrete nuk bëhen të ditura. Në sezonin që lamë pas, në 37 ndeshje, Ylber Ramadani shënoi 1 gol, si dhe dhuroi 3 asist.

SHKARKO APP