Ylber Ramadani tërbon mediat serbe, festoi me ”Adem Jasharin”. Kurir e quan ”skandal”

Ylli kuqezi, Ylber Ramadani festoi kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 me fanellën që në të kishte të stampuar imazhin e komandantit legjendar të UÇK-së dhe heroit Adem Jashari. Mediat në Serbi e kanë quajtur “skandal”.

Media ”Kurir” tregon për ndeshjen e barazuar 1-1 me moldavët dhe pikët që tanët kanë në grup, duke marrë të drejtën e kalimit më tej.

Veç tyre, ata e nisin shkrimin me Ramadanin, që veshur mban fanellën me imazhin e Adem Jasharit, duke e quajtur këtë veprim si një skandal.

SHKARKO APP