Ylber Ramadani transferohet te Aberdeen: Tifozët do e duan!

Klubi skocez i Aberdeenit ka zyrtarizuar nënshkrimin me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani. 26-vjeçari është afrimi i parë i verës për këtë skuadër, me të cilën ka firmosur për tre vjet. Ramadani transferohet nga ekipi MTK Budapest, në Hungari, ku kishte mbërritur pas katër vitesh me skuadrën daneze Vejle.

“Ylberi është lojtar energjik, punëtor me shkathtësi të madhe. Ai ka inteligjencë dhe është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë. Ai është një lojtar që kua për skuadrën dhe jep shembullin për të tjerët. Nuk kam dyshim se do të jetë favorit i madh për tifozët për shkak të dëshirës dhe angazhimit në çdo ndeshje”, tha trajneri Jim Goodëin për faqen e klubit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?