Ylli brazilian pranon ulje të pagës për t’u transferuar te Barcelona

Ylli i skuadrës së Liverpool, Philippe Coutinho, është i gatshëm të pësojë një ulje të rrogës së tij, vetëm me qëllim që të favorizojë transferimin e tij te Barcelona.

Organizatori brazilian është përfolur fuqishëm në lidhje me një transferim të mundshëm larg Premier League, për tu sistemuar në La Liga, me Liverpool që ka refuzuar një ofertë të parë të mbërritur nga ana e drejtuesve të klubit blaugrana.

Sipas medias spanjolle “Sport”, vetë futbollisti është shprehur i gatshëm dhe i lumtur që të përfitojë më pak të ardhura nëpërmjet pagës së tij, vetëm për tu transferuar në “Camp Nou”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të këtij viti, Coutinho nënshkroi një kontratë të re 5-vjeçare me klubin nga Anfield, nëpërmjet të cilës përfiton rreth 8 milionë paund në sezon. Një pagë e majme që shoqërohet me një klauzolë që raportohet të jetë sigluar nga krerët e të kuqve në shumën e 133milionë paund për shitjen e 25-vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është pikërisht kjo klauzolë e lartë që raportohet të qetësojnë trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, i cili mendon se një shumë aq e madhe do të mbajë larg interesimin e katalanasve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?