Ylli francez refuzon rinovimin me Bayernin, ekipet e mëdha gati ta rrëmbejnë

Corentin Tolisso ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me skuadrën e Bayernit. Mesfushori francez nuk është aspak i kënaqur me minutazhin e këtij sezoni ndaj dhe do të nisë një aventurë të re në verë, pas i përfundon kontrata me klubin bavarez.

Për ish-futbollistin e Lyon, interesim kanë shfaqur disa skuadra të mëdha, duke filluar nga PSG, Tottenham, Atletico Madrid, si dhe Juventusi e Inter.

Skuadrat italiane janë në disavantazh, pasi PSG dhe Atletico Madrid kanë qenë më aktive për shërbimet e mesfushorit francez. Me Bayernin ai ka luajtur 101 ndeshje, duke shënuar 19 gola dhe duke dhuruar në total 13 asist. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?