Ylli i Barcelonës thyen karantinën, del fshehurazi me kapuç për të luajtur futboll
La Liga gjithashtu është pezulluar dhe lojtarët e të gjitha ekipeve kanë shkuar në vendlindjet e tyre. Një nga ta është edhe mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong. Ky i fundit po qëndron në Amsterdam në këtë kohë të vështirë, me Holandën që ende nuk është përhapur shumë koronavirusi.
Në këtë shtet është vendosur që njerëzit mund të lëvizin vetëm dhe jo në grup. Pikërisht këtë ka bërë edhe De Jong, i cili duket se e ka të vështirë të qëndrojë pa futboll.
Lojtari i Barcelonës ka dalë nga shtëpia e tij, teksa ka vënë një kapuç për të mos u dalluar dhe ka shkuar të stërvitet në një fushë afër. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se futbollisti mban të veshura një palë tuta të Ajaksit, që duken se është ekipi që ai ka në zemër.