Ylli i Francës: Nëse nuk u pëlqen si luajmë, ky është problemi juaj!

Franca është një nga kombëtaret që po kritikohet më së shumti për mënyrën e lojës në këtë Europian. Për t’i dhënë një përgjigje atyre që nuk besojnë te ta, është sulmuesi Ousmane Dembele që ka një mesazh.

“Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si ne luajmë, ky është problemi juaj. Ne krijojmë raste, por nuk mund t’i realizojmë. Kjo është gjëja pozitive”, tha Dembele.

Të besuarit e Deschamps do të sfidojnë Spanjën në gjysmëfinale dhe me shumë mundësi do të luajnë me të njëjtën stil loje, duke u mbrojtur dhe kundërsulmuar.

SHKARKO APP