Ylli i Iranit, Medhi Taremi rrezikon të mungojë në Kupën e Botës për arsye politike

Në Iran po rritet shqetësimi se një nga figurat kryesore të kombëtares mund të mos jetë i pranishëm në Botërorin 2026, për arsye që nuk lidhen fare me futbollin. Sulmuesi 33-vjeçar Mehdi Taremi, dikur pjesë e Interit dhe Portos dhe aktualisht lojtar i Olympiacosit, rrezikon të mos marrë vizë për në SHBA, vendi kryesor pritës i turneut.

Pengesa kryesore lidhet me ligjin amerikan të miratuar në vitin 2025, i cili kufizon hyrjen e qytetarëve nga 19 shtete, përfshirë Iranin. Në rastin e Taremit situata është edhe më delikate, pasi ai ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Marinën e IRGC (Gardianët e Revolucionit), një detaj që mund të çojë automatikisht në refuzimin e vizës.

Federata iraniane po i ndjek me kujdes zhvillimet. Edhe pse FIFA ka siguruar se do të garantojë pjesëmarrjen e të gjitha skuadrave dhe lojtarëve, presidenti i federatës, Mehdi Taj, ka paralajmëruar se situata kërkon kujdes maksimal: “Duhet të jemi të përgatitur edhe për një plan B, nëse ndodh që autoritetet vendase të mos lejojnë hyrjen e ndonjë lojtari.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse skenari negativ realizohet, Taremi do të humbasë një nga turnetë më të rëndësishëm të karrierës, duke i dhënë Iranit një goditje të madhe sportive në prag të Botërorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?