Ylli i Juventusit: I tronditur nga lënia në stol ndaj Francës!

Dejan Kulusevski, futbollist i Juventusit që nga kjo verë, nuk e ka pritur aspak mirë lënien në stol në super sfidën ndaj Francës.

I aktivizuar vetëm në minutën e 70-të të ndeshjes, për të zëvendësuar Sebastian Larsson, ish-mesfushori i Parma-s është shprehur shumë i habitur për faktin se nuk ka qenë titullar.

Sipas portalit suedez AftonBladet, Kulusevski e ka komentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë vendimin e trajnerit Andersson.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam patur kohë të kisha një ndikim te ndeshja. Jam tronditur nga fakti se jam aktivizuar nga stoli. Në stërvitje ka shkuar gjithçka mirë, por nuk e di. Edhe kjo është pjesë e futbollit. E pranoj se është një ndjesi e çuditshme, por e respektoj zgjedhjen e trajnerit”, deklaroi Kulusevski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?