Ylli i Milanit refuzon rinovimin, Juventus gati të fusë “hundët”
Situata te Milani nuk është shumë e qetë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Portieri Donnarumma duket se ka hapur një “serial” të ri në lidhje me të ardhmen e tij.
Portieri italian, i ndikuar dhe nga menaxheri i tij Mino Raiola ka refuzuar ofertën e rinovimit të kontratës që i ka paraqitur klubi kuqezi.
Drejtuesit nga “San Siro” mësohet se i kanë ofruar 1 milion euro rritje page (në total do të kishte një pagë prej 7 milionë eurosh), por Donnarumma ka refuzuar. Kjo gjë ka rizgjuar Juventusin, që pritet të hidhet në sulm dhe të futet në bisedime për të mundësuar kalimin e Gigios në Torino.