Ylli i Realit kërkon largimin, përfundon në listën e 3 ekipeve të mëdha

Real Madridi po përjeton një sezon me shumë ulje-ngritje. Ekipi madrilen duket shumë larg mbrojtjes së titullit kampion me Atletico Madridin e pagabueshëm dhe stoli i Zinedine Zidane nuk është i sigurt.

Problemet janë të shumta edhe në grupin e lojtarëve, teksa Raphael Varane ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Ai nuk dëshiron të mbetet më në Spanjë, pasi ka shumë ekipe pas vetes. Kampioni i botës ka bisedime me Manchester United, PSG dhe Chelsea. Të 3 klube që duan mbrojtës në merkaton e verës. Performanca e këtij sezoni ka qenë shumë larg pritshmërive.

SHKARKO APP