Ylli i Realit mposht koronavirusin, i gatshëm për sfidën e fundjavës
Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic është shëruar nga COVID-19.
Serbi doli pozitiv gjatë muajit të nëntorit dhe humbi disa super ndeshje.
Lojtari do rikthehet në stërvitje dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Sevillas të shtunën.
Sidoqoftë, trajneri Zinedine Zidane është duke pritur vendimin edhe për yjet e tjerë, si Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola që janë duke u shëruar nga lëndimet.
Thuhet se Odriozola do jetë i gatshëm, derisa dyshja Ramos e Carvajal do e humbas këtë përballje.