Ylli i Tottenham dënohet pasi u tall me koronavirusin
Dele Alli është skualifikuar me një ndeshje dhe është gjobitur me 50 mijë euro nga komisioni i Disiplinës në Premier League pasi është tallur me pandeminë Covid-19.
Mesfushori i Tottenham ka thyer rregullin numër 3 të koronavirusit pasi në muajin shkurt ka përfunduar në qendër të kritikave teksa ka postuar në profilin e tij zyrtar në Snapchat në të cilën shihej duke përdorur një maskë në sallën e pritjes së një aeroporti.
Më pas kamera spostohej drejt një personi me kombësi aziatike dhe kthehej nga Dele Alli i cili konsumonte një shishe dizinfektues për të larë duart. Një gjest i pahijshëm, paragjykues dhe mbi të gjitha me doza raciste, i cili do të humbasë ndeshjen ndaj United.