Ylli serb i tenisit humb gjyqin në Gjykatën e Apelit në Australi

Ylli serb i tenisit, Novak Djokoviç ka humbur Apelin kundër vendimit të qeverisë australiane për të anuluar vizën e tij për herë të dytë. Vendimi i kësaj të diele është një pengesë, por për ekspertët nuk është fundi i rrugës.

Sipas ekspertëve Djokoviç mund ta çojë çështjen në gjykatën më të lartë të Australisë, por nuk ka shumë kohë pasi gara fillon së shpejti.

Ekziston mundësia që mund të marrë një vizë të përkohshme, e cila mund ta lejojë atë të luajë në turne ndërsa bën marrëveshje për t’u larguar nga Australia.

Djokoviç prej disa ditësh është duke u përballur me autoritetet në Australi për shkak se udhëtoi pa qenë i vaksinuar.

SHKARKO APP