Zakaria: Juventus një ëndërr, si model më ka pëlqyer gjithmonë Viera
Denis Zakaria ishte një nga dy transferimet e janarit te skuadra e Juventusit. Mesfushori zviceran ditën e sotme ka bërë dhe prezantimin zyrtar duke dhënë konferencën e parë.
“Është një nga klubet që më ka bërë gjithmonë të ëndërroj. Vendosa se do të ishte mënyra e duhur për të vazhduar karrierën time. Nëse më duhet të bëj një krahasim me Gjermaninë, për mua është një hap i madh përpara. Klubi është me cilësi të madhe.
Më pëlqen të luaj përpara, jam agresiv, më pëlqen të rikuperoj topa, të ndihmoj në rikuperim dhe mbrojtje. Mund ta përshkruaj veten si një lojtar i kompletuar.
Prisja të largohesha nga Borussia, por jo menjëherë. Të kërkohesh nga Juve nuk ndodh çdo ditë dhe shfrytëzova rastin, shpresoj të jem në gjendje të jap kontributin tim për ekipin. Fizikisht ndihem mirë, tashmë jam stërvitur dy herë. Nëse trajneri ka nevojë për mua, jam gati të dal sërish në fushë në duelin e ardhshëm.
Modeli? Patrick Vieira. Ai është një lojtar që më ka pëlqyer gjithmonë, por unë jam Zakaria dhe përpiqem të jem vetvetja dhe të kem identitetin tim”, u shpreh Zakaria.
KOHA JONË SONDAZH

