Zbardhet kalendari i javës së 14-t të Superiores, spikat dueli Kukësi-Vllaznia
Kategoria Superiore do të luajë sfidat e javës së 14-t, të premten dhe të shtunën. Spikat mbi të gjitha super ndeshje Kukësi-Vllaznia. Verilindorët dhe shkodranët përballen ditën e premte në orën 18:00, sfidë që do të luhet në “Elbasan Arena”. Kuqeblutë kryesojnë me 9 pikë diferencën nga ndjekësit, ndërsa ekipi i Hallaçit synon të kthehet te fitorja pas 3 humbjeve radhazi.
Të premten përballen dhe Teuta me Bylisin, po në orën 18:00. Durrsakët duan të harrojnë humbjen e parë në këtë sezon me Vllazninë dhe ndaj ballshiotëve nuk falen më hapa fals. E shtuna ndërkohë sjellë 3 ndeshje të tjera që do të luhen në orën 13:45. Tirana pret në kryeqytet Kastriotin. Bardheblutë nuk i largohen barazimit prej 5 ndeshjesh radhazi, ndërsa e shikojnë Vllazninë kryesuese 12 pikë larg.
Skënderbeu do të ketë një ndeshje të vështirë me Partizanin. Në ballafaqimin e parë të këtij sezoni, korçarët u shpartalluan me rezultatin e thellë 4-0 dhe duhet të sigurojnë pikë për të dalë nga zona e rënies nga Superiorja. Apolonia-Laçi është sfida tjetër e 14-të të Kategorisë Superiore. Kurbinasit kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat, për të mbajtur gjallë ambiciet e tyre.
E premte
Kukësi-Vllaznia (18:00)
Teuta-Bylis (18:00)
E shtunë
Tirana-Kastrioti (13:45)
Skënderbeu-Partizani (13:45)
Apolonia-Laçi (13:45)