Zbulohen 3 emrat që kërkon Milani në mesfushë nëse dështon pista Sanches

Milani duhet të mendojë për një alternativë tjetër në mesfushë nëse do të zyrtarizohet lëvizja e Renato Sanches te PSG. Skuadra franceze duket ndjeshëm e avantazhuar për mesfushorin e skuadrës së Lille.

Gjithsesi kampionët e Italisë kanë edhe një plan B. Mes ideve që qarkullojnë në listën e Maldinit janë tri emra. Jordan Veretout, i cili kushton 10 milion euro, Bryan Cristante 25 milionë euro dhe futbollisti i River Plate, Enzo Fernandez, po me një vlerë prej 25 milionë eurosh.

Futbollisti i Romës duket më i mundshëm për Milanin, pasi edhe buxheti nuk është se është shumë i madh për një përforcim në mesfushë, një repart ku mund të largohet Bennacer. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?