Zbulohen arbitrat që do vendosin drejtësi në finalen e Kupës së Shqipërisë
Finalja e Kupës së Shqipërisë Tirana-Teuta i është besuar gjyqtarit me stemën e FIFA-S, Eldorian Hamiti. FSHF-ja ka caktuar trupën me 6 gjyqtarë për të vendosur drejtësinë në finalen e trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.
Hamiti do të asistohet nga Ridigert Çokaj dhe Rejdi Avdo (arbitra anësorë), Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta (arbitra pas portës), ndërsa Dojando Myftari do të jetë gjyqtarë i katërt. Të gjithë këta arbitra mbajnë stemën e FIFA-s.
Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë Tirana-Teuta do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00.