Zbulohen arsyet e ngatërresës së himnit të Shqipërisë në Francë, Reja merr një dhuratë
Mediat franceze kanë zbuluar sot prapaskenat e vendosjes së himnit të gabuara para ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë. Përpara ndeshjes, Federata Franceze vihet në kontakt me furnizuesit e shërbimeve brenda stadiumit. Një file i parë audio dërgohet dhe është ai shqiptar.
Gjithçka me email, postë elektronike. Por, në vazhdimësinë e shkëmbimeve të komunikimit me email, një file i dytë dërgohet: himni i Andorrës.
Gjithsesi, të dy audiot file të dërguar kanë një emër të përbashkët dhe të ngjashëm, të kompozuar kështu: “FRAALB” për Francë-Shqipëri dhe “FRAAND” për Francë-Andorrë. Në “Stade de France”, pikërisht kjo ngjashmëri bën që të vendosej në mënyrë të gabuar himni i Andorrës.
Gafat nuk do të mbylleshin këtu, pasi përgjegjësi i fonisë së ndeshjes, gaboi sërish duke i kërkuar falje Armenisë.
Menjëherë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Nowl Le Grawt i kërkon ndjesë Federatës Shqiptare, duke qenë se ka përkrah Armand Dukën. Në fundin e ndeshjes francezët i dhuruan edhe fanellën e Griezmman trajneri Reja të firmosur nga vet lojtari
KOHA JONË SONDAZH

