Zbulohen çiftet cerekfinale të Kupës, do të kemi sërish derbi
Ditën e sotme kanë përfunduar edhe ndeshjet e raundit të 1/8-tave të Kupës së Shqipërisë teksa pjesa më e madhe e skuadrave favorite ia dolën të merrnin kualifikimin, duke përjashtuar Kukësin, që u eliminua nga Egnatia.
Janë përcaktuar edhe çiftet për fazën çerekfinale, aty ku spikat një përballje e mundshme mes Partizanit dhe Tiranës/Dinamos, në varësi se cili ekip do të kalojë më tej nga përballja e nesërme.
Vllaznia e cila vendoset përballë Flamurtarit ndërsa nga ana tjetër, Teuta do të përballet me Skënderbeun.
Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:
Partizani -Tirana/Dinamo
Teuta -Skenderbeu
Flamurtari- Vllaznia
Egnatia-Laçi
KOHA JONË SONDAZH

