Zbulohen detajet e blerjes së Icardit nga PSG, me kontratë anti-Juve

Ditën e sotme, PSG ka zyrtarizuar lajmin për blerjen e kartonit të plotë të Mauro Icardit. 50 milionë euro + 7 të tjera bonus. Kaq do të paguajë skuadra franceze në arkat e Interit, ndërkohë që sulmuesi argjentinas pritet të firmosë një kontratë që e lidh me PSG deri në vitin 2024. Ai do të përfitojë 12 milionë euro në sezon një shifër goxha e majme.

Sulmuesi argjentinas ka mbajtur në shpinë numrin 18, ndërsa në sezonin e ardhshëm do të mbajë 9. Në kontratë do të ketë edhe një klauzolë anti-Juventus, teksa nëse Icardi do të kalojë te bardhezinjtë në 12 muajt e para, 15 milionë euro do të shkojnë tek Interi.

SHKARKO APP