Zbulohen dy lojtarët që dolën pozitiv te Atletico, ekipi udhëton në Lisbonë
Atletico Madrid do të udhëtojë në Lisbonë për fazën e “Final Eight” pavarësisht dyshimeve pas daljes së dy rasteve pozitive në ekip ndaj Covid-19. Bëhet fjalë për Correa-n dhe Vrsaljko, të cilët dolën ditën e djeshme pozitiv, ndërkohë që tamponët për pjesën tjetër të ekipit, dolën të gjithë negativ
Mbrojtësi kroat dhe sulmuesi argjentinas do të izolohen në shtëpitë e tyre, kurse skuadra do të fluturojë drejt Lisbonës. Në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë rrezik as për ekipin spanjoll dhe as për fatin e Champions League.