Zbulohen formacion zyrtare të derbit/ Conte i beson Eriksen, Pioli zgjedh Tonalin

Milan dhe Inter do të masin forcat mes tyre pas pak minutash në Derbin e Madoninës. Sfida që vlen shumë edhe për duelin për titull do të startojë në orën 15:00, teksa trajnerët kanë përcaktuar edhe formacionet e tyre.

Pioli si gjithmonë do të luajë me skemën e tij të preferuar 4-2-3-1. Donnarumma në portë, Calabria dhe Theo do të vendosen në krahë, ndërkohë që Kjaer dhe Romagnoli formojnë dyshen e qendrës. Para tyre Tonali dhe Kessi do të kenë më shumë detyra mbrojtëse në mesfushë. Saelemaekers, Calahanoglu dhe Rebic do të jenë në mbështetje të Ibrahimovic.

Conte në anën tjetër si gjithmonë i beson skemës së tij 3-5-2. Handanovic do të jetë në katërkëndësh. Para tij janë treshja e zakonshme, Bastoni, Skriniar dhe De Vrij. Në krahët e mesfushës do të jenë Perisic dhe Hakimi, ndërkohë që regjia do të komandohet nga Brozovic dhe Eriksen, i cili ka fituar balotazhin me Vidal. Barella do të ketë më shumë detyra sulmuese në mbështetje të Lautaro Martinez dhe Lukakut. /R.Lika-Koha Jone/

Image

Image

SHKARKO APP