Zbulohen formacionet e finales së Championsit, “buzëqesh” Pochettino
Më në fund vjen momenti i shumëpritur për të shijuar 90 minutat e fundit të finales më të bukur në futbollin evropian. Sonte në orën 21:00 Tottenham dhe Liverpooli, do të zbulojnë skuadrën më të mirë në Europë në finalen e madhe që luhet në “Wanda Metropolitano”.

Do të jetë një duel i bukur mes dy nga trajnerëve më të mirë në botë, Mauricio Pochettino e Jurgen Klopp. Trajneri argjentinas luan finalen e tij të parë në këtë eveniment dhe përballë “The Reds”, teksa nga minuta e parë do t’i gëzohet rikthimit të bomberit kryesor, Harry Kane. Gjatë këtij sezoni Kane ka shënuar 24 gola, ndërkohë që në krahë të tij do të luajnë Son dhe Dele Alli.
Përsa i përket Klopp, trajneri gjerman luan finalen e tij të tretë në karrierë në Champions. Strategu gjerman si gjithmonë mbështet te tridhëmbëshi magjik, Salah, Mane dhe Firminho. Fabinho, Wijnaldum dhe Henderson do të formojnë treshen e mesfushës, duke lënë në stol Milner.

KOHA JONË SONDAZH

